KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i OKB-së për Mianmarin

Raporti i OKB-së për Mianmarin

Një mision Ndërkombëtar faktmbledhës i OKB-së, i ngritur vitin e shkuar, përmes një raporti të publikuar sot, ka kërkuar që zyrtarët e lartë të ushtrisë së Mianmarit të hetohen për genocid në Arakan si dhe për krime kundër njerëzimit të kryera në zona të tjera të vendit. Raporti, i bazuar në dëshmitë e qindra të intervistuarve, është edhe goditja më e fortë që OKB I ka dhënë deri tani dhunës së ushtruar ndaj komunitetit musliman të Rohinxhave, të cilët që gushtin e vitit të shkuar janë përballur me operacione të dhunshme ushtarake, që kanë detyruar të paktën 700 mijë prej tyre që të largohen nga vendlindja e tyre Arakani për në Bangladesh. ipas raportit, taktikat e ushtrisë në mënyrë të përsëritur janë kthyer në kërcënime të sigurisë. Raporti gjithashtu jep emrat e gjashtë figurave të larta të ushtrisë të cilët duhet të cohen para gjykatës. Dokyumenti gjithashtu kritikon lideren de fakto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, se ka dështuar për të ndërhyrë me qëllim ndalimin e dhunës. Raporti gjithashtu rekomandon që cështja t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Drejtësisë. Qëveria e Mianmarit këmbëngul se operacionet e saj kanë shenjestruar militantet ose rebelët. Por raporti thotë se krimet e dokumentuara janë shokuese për nivelin e mohimin dhe pandëshkuesmërisë së tyre. – Domosdoshmëria ushtarake asnjëherë nuk mund të justifikojë vrasjen, përdhunimine  grave, sulmimin e fëmijëve dhe djegien e fshatrave të tërë, – thuhet në raport.

Sicred