KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KE: Ekonomia shqiptare bie tremujorin e tretë

KE: Ekonomia shqiptare bie tremujorin e tretë

Në raportin ekonomik të komisionit europian për vendet kandidate të BE-së Shqipëria pasqyrohet një rënie e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë ndikuar nga aktiviteti i investimeve dhe eksportet e mallrave të cilat me uljen e tyre dhanë efekt. Në këtë raport theksohet se shpenzimet e familjeve vijuan të rriten duke arritur në 3.3%. Kjo është në përputhje me rritjen e besimit të konsumatorit në tremujorin dhe kërcimin me dy shifra në pagat publike në pranverë thuhet në raport. Rritja e formimit të kapitalit fiks bruto u ngadalësua ndjeshëm nga 14.9% në tremujorin e dytë në 3.8%, pasi investimet në dy projekte të mëdha të energjisë ranë në fazën përfundimtare të ndërtimit. Borxhi i jashtëm bruto u ul me 0.6% në fund të tremujorit të tretë. Prodhimi shënoi ritmin më të lartë të rritjes në tremujorin e tretë me 10 % . Aktiviteti i ndërtimit u ngadalësua nga 22.9% në tremujorin e dytë në 7.6% në tremujori e tretë ndërsa aktiviteti i investimeve në sektorin e energjisë u zvogëlua. Aktivitetet financiare dhe ato të sigurimeve vazhduan të kryenin fuqishëm me një normë rritjeje prej 6.7%. Inflacioni ka mbetur i qëndrueshëm në tremujorin e katërt të vitit 2017. Ndërsa raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive ka ardhur në rënie për më shumë se një vit. Sektori bankar thuhet në raport në tërësi është mirë kapitalizuar. Në këtë raport duke marrë në analizë zhvillimet fiskale thuhet se objektivi i defiçitit u mbajt në 2.0% të PBB-së. Për gjithë Ballkanin Perëndimor raporti thotë se rimëkëmbja ekonomike vazhdoi gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017 me rritje vjetore të prodhimit të brendshëm bruto me rreth 2.5% në të gjithë rajonin.

Sicred