KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i fundit i Komitetit të Helsinkit, për serbët në Kosovë
Raporti i fundit i Komitetit të Helsinkit, për serbët në Kosovë

Raporti i fundit i Komitetit të Helsinkit, për serbët në Kosovë

Ideja për korrigjimin e kufijve i ka frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë, prandaj në një tryeze ku është publikuar raporti më i fundit i Komitetit të Helsinikit, për jetën dhe pritshmëritë e serbëve në Kosovë, është bërë thirrje që të hiqet dorë nga kjo. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, u shpreh se korigjimi i kufijve paraqet rrezik për konflikt në Ballkan. Sipas saj, sfidë për serbët në Kosovë mbetet pranimi i identitetit kosovar, ndërsa theksoi se ata janë ekonomikisht të varur nga Serbia. Një nga gjetjet e raportit është edhe Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e komunitetit serb, prandaj Biserko rekomandon që pala kosovare të fillojë një dialog me serbët e Kosovës për të përmirësuar jetën e tyre.  “Të heqin dorë nga negociatat për ndryshim të kufijve, të pranohet realiteti i Kosovës dhe konform marrëveshjes së nënshkruar të fillohet në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo është mënyra e vetme që në rajon të pamundësohet një kanosje që po i kërcënohet dhe Serbisë, dhe të gjithë të tjerëve. Duhet t’i qasemi integrimit të komunitetit serb jo vetëm në atë aspektin politik, por edhe ekonomik dhe shoqëror në përmirësimin e jetës dhe cilësisë së jetës shoqërore dhe liderët politik të realizojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me komunitetin serb në rajonet e ndryshme. Duhet të fillojë dialogu një komisioni i pajtimit mendoj që ka nisma e tilla nga Qeveria, që do të ishte në funksion të normalizimit në një nivel me Beogradin dhe në një nivel me komunitetin lokal. Mendoj se është me rëndësi që Prishtina përkatësisht bashkësia shqiptare ta zhvillojë dialogun me se rbët që jetojnë në Kosovë”, -u shpreh Biserko.

Për rrezikshmërinë e idesë së korigjimit të kufijeve ka folur edhe drejtori ekzekutiv i institutit Kosovar pwr Zhvillim, Lulzim Peci, i cili u shpreh se një ide e tillë shkatërron gjithë atë që është ndërtuar në këta 20 vjet në Kosovë. Ai e ka përkrahur idenë që ekipi negociator t’i bëjë pjesë të dialogut me Serbinë edhe serbët e Kosovës. “Ekipi negociator i Kosovës duhet të kontaktojë dhe t’i përfshijë brenda bisedimeve të veta edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti serb në Kosovë, dhe mendoj që me një hap të tillë do të kishte mundësi që të ndërtohet edhe besimi i mëtutjeshëm për të ndërtuar një Kosovë, të cilën ne e duam në të ardhmen, një Kosovë, e cila i përket të gjithë qytetarëve e Kosovës, dhe një Kosovë që është e krejt qytetarëve të barabartë, dhe e gëzojnë të njëjtën mbrojtje nga shteti dhe institucionet e Kosovës. Edhe mendoj që në këtë pikë duhet Qeveria jonë të mendojë seriozisht se si ta gjejë modusin e komunikimit me komunitetin serb gjatë procesit të dialogut”,- tha Peci.

izabela Kisiq, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, u shpreh se në bazë të hulumtimeve të bëra, është vërejtur se ka rënie sa i takon integrimit të serbëve në Kosovë. Sipas saj, propozimet për ndarjen e Kosovës te komuniteti serb ka krijuar paqartësi dhe pasiguri. “Këto rrëfimet për ndarje të Kosovës kanë tërhequr të themi prapa dhe tani ndjehet një frikë dhe paqartësi, dhe pasiguri në komunitetin serb dhe veçmas kisha vënë theksin në pozitën e të rinjve në komunitetin serb që shpesh ndjehen në të vërtetë mjaft të izoluar dhe kisha thënë që shpesh jetojnë në vendet e tyre pa kurrfarë mundësie për të shkuar në vende për të mëdha, sepse nuk ka as transport dhe e vetmja lidhje me botën për ta është interneti” , tha Kisiq.

Për krijimin e këtij raport janë intervistuar 40 anëtarë të komunitetit serb të moshave të ndryshme që jetojnë në enklavat e ndryshme në Kosovë, .

Sicred