KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën
DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën negative

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën

Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI. Raporti i përvitshëm për të drejtat e njeriut, thekson se qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe për të ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje në shërbimet e sigurisë. Shumë përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe medias besonin se zyrtarët e lartë ishin të përfshirë në korrupsion pa u ndëshkuar. Raporti konstaton se Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe prokurorët vendas kanë vazhduar të ndjekin rastet e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-99, ndërsa përshkruan rastet e pezullimit të hetimeve për shkak se kryesit e pretenduar janë “ta panjohur”. Raporti përfshinë edhe nismën e 22 dhjetorit të vitit 2017 të një grupi deputetësh për shfuqizimin e ligjit për themelimin e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. Ne raport përfshihen edhe të dhënat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 658 personave të zhdukur gjatë luftës. Ndonëse kushtetuta ofron një drejtësi të pavarur, thuhet në raport, sipas Komisionit Evropian, Organizatave Joqeveritare dhe Avokatit të Popullit, administrata e drejtësisë ishte e ngadalshme dhe nuk kishte mundësi për të kërkuar llogari nga zyrtarët gjyqësorë. Strukturat e drejtësisë ishin subjekt i ndërhyrjeve politike me emërime të diskutueshme dhe mandate të paqarta. Gjykatat janë të ngarkuara me lëndë të pazgjidhura. Raporti përmend edhe zbatimin e marrëveshjes për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nga tetori ka filluar integrimi i gjykatave në sistemin juridik të Kosovës. Raporti vë në pah kufizimet në lirinë e lëvizjes të shkaktuara nga situata e tensionuar në veriun e Kosovës si dhe vështirësitë në kthimin e personave të zhvendosur. Në raport theksohet se me gjithë pohimet për shpërbërjen e tyre, qeveria e Serbisë ka vazhduar të mbajë disa nga strukturat e saj paralele në komunat me shumicë serbe.

Sicred