KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Raporti i BSH: “Dërgesat e emigrantëve 1.16 miliardë euro, 39 përqind kesh!”

Raporti i BSH: “Dërgesat e emigrantëve 1.16 miliardë euro, 39 përqind kesh!”

Dërgesat e emigrantëve janë burimi kryesor i të ardhurave për 26% të familjeve shqiptare. Një raport i fundit nga Banka e Shqipërisë, i titulluar “Remitancat, një mbështetje për zhvillim” vëren se vitin që shkoi 1.15 milionë emigrante shqiptare në të gjithë botën sollën në Shqipëri  1.16 miliardë euro për të ndihmuar familjet e tyre.

Raporti vëren se pjesa dominuese e dërgesave, pra 57% janë bërë përmes institucioneve financiare që mundësojnë transferta parash, ndërkohë që edhe dërgimi i tyre në formën e parasë CASH zë 39% të totalit, duke mbetur ende në nivele mjaft të larta.

Sipas Bankës së Shqipërisë forma më pak e përdorur për dërgesa është ajo përmes bankave, sjellje që ekspertet thonë se diktohet nga kostot e larta të transferimit të parave përmes bankave apo edhe procedurave të ndërlikuara që ofrojne këto të fundit.

Shqipëria e pas viteve ‘90 u dominua nga cikle intensive emigracioni dhe sot studime  të  ndryshme vlerësojnë se numri  i  emigrantëve  shqiptarë,  që  aktualisht  jetojnë dhe punojnë jashtë vendit vlerësohet në 1.15 milionë.  Rreth  90%   e  tyre  jetojnë  në  kontinentin evropian, pjesa  tjetër në  kontinentin amerikan dhe vetëm  0.5% janë në vendet më pak të zhvilluara.

Sicred