KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Raporti i Bankes Botërore për menaxhimin e financave

Raporti i Bankes Botërore për menaxhimin e financave

Shqipëria ka bërë progres në disa fusha sa i përket shpenzimeve publike dhe llogaridhëdhënies financiare. Ky është rezultati i bërë publik nga Raporti i bankës botërore. Sipas menaxheres së bankës botërore për shqipërinë Miriam Salim shqipëria duhet të ketë si prioritet forcimin e menaxhimt të financave publike. “Raporti bën me dije se Shqipëria ka avancuar në disa fusha siç janë besueshmëria e buxhetit, elementet e transparencës fiskale, monitorimi i shpenzimeve të detyrimeve dhe prokurimet. Raporti po ashtu identifikon fushat kryesore që kërkojnë më shumë vëmendje dhe që përfshijnë monitorimin e njësive jobuxhetore, menaxhimin e investimeve publike lidhjen më të mirë mes strategjive sektoriale dhe të buxhetit monitorimin sistematik të detyrimeve, përmbushjen e gjetjeve të auditit të jashtëm si dhe një rol më të fuqishëm të parlamentit si institucion kryesor të përgjegjshmërisë”. Ky është vlerësimi i tretë për Shqipërinë në nivel kombëtar dhe eshte kryer me kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Vlerësimi kishte si objektiv të mbështeste, gjithashtu përditësimin e Strategjisë ekzistuese të Reformës për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020, si dhe të ofronte gjetje për rishikimin afatmesëm të strategjisë dhe një sistem matës së performancës së këtyre reformave në vend.

Sicred