KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti: Londra është përdorur për fshehjen e aseteve të Putin

Raporti: Londra është përdorur për fshehjen e aseteve të Putin

Mbretëria e Bashkuar akuzohet se ka mbyllur sytë përballë parave të pista ruse, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtar. Sipas një raporti të komitetit të marrëdhënieve me jashtë në dhomën e ulët të parlamentit britanik, Londra është përdorur për të fshehur asetet e korrupsionit të presidentit Vladimir Putin dhe aleatëve të tij. Ky aktivitet është konsideruar si biznes i zakonshëm, pavarësisht helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Raporti me Emrin “Ari i Moskës: korrupsioni rus në britani” vë në dukje se gjigandi rus i gazit Gazprom ka mundur të tregtojë obligacione në Londër ditë pas vrasjes së mbetur në tentativë të zotit Skripal dhe vajzës së tij. Kjo duket se e kishte shtyrë Ambasadën ruse në Londër të publikonte në “Tuitter” mesazhin: Biznes si zakonisht? – Shkalla e dëmit që mund të kenë këto ‘para të pista’ në politikën e jashtme të Britanisë zvogëlon rëndësinë e përfitimeve nga transaksionet ruse- , kështë shprrhur kreu i kominiteti. Sipas tij, tregjet londineze i kanë mundësuar Kremlinit rritjen e ndikimit në Perëndim, duke u lejuar rusëve të blejnë dhe shesin prona luksoze në kryeqytetin britanik. Komiteti i jashtëm gjithashtu i ka kërkuar qeverisë të tregojë aftësi më të fuqishme udhëheqjeje politike mbi këtë çështje, duke marrë një sërë masash, përfshi sanksione të mëtejshme ndaj individëve të lidhur me kremlinin, shpejtimin e planeve për të zbuluar pronësitë e korporatave, mbyllja e mundësive për të vepruar në sanksionet ekzistuese etj.

Sicred