KRYEFAQJA » LAJME » Raportet financiare të PD, reagon KQZ
Raportet financiare të PD, reagon KQZ

Raportet financiare të PD, reagon KQZ

Pas akuzave të Partisë Socialiste për raportet financiare të Partisë Demokratike, reagoi sot për të parën herë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, përmes zëdhënëses së saj. Në deklaratën e shpërndarë për mediat, theksohet se çdo raport financiare i partive politike depozituar pranë KQZ-se, është i publikuar në faqen zyrtare, dhe i aksesueshem nga çdo i interesuar. Duke theksuar se mund të verifohen deklaratat e bëra me herët nga KQZ me zë dhe figurë, nënvizohet nga zëdhensja e KQZ-së, se ky institucion ka ofruar transparencë dhe ka publikuar raportet e të gjithë partive politike që e kanë dorëzuar, madje i ka bërë apel çdo subjekti që ka pretendime lidhur me informacionin që vetë partitë politike kanë deklaruar në raporte, ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin pretendimet e paraqitura, theksohet në këtë deklaratë. KQZ garanton se ka respektuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, duke i publikuar raportet financiare ashtu siç janë dorëzuar nga vetë partitë politike.

Sicred