KRYEFAQJA » LAJME » Ramush Haradinaj për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës
Ramush Haradinaj, për seancën e ditës së nesërme, flet

Ramush Haradinaj për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës

Pavarësisht se koalicioni PAN kishte kërkuar mbajtjen në 24 gusht të vazhdimit të seancës konstituive ku do zgjidhej kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, ekziston mundësia që ky koalicion të mos marrë pjesë sërish në seancën e nesërme. Kjo është deklaruar nga kryetari i AKR-së, pjesë e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj. Haradinaj shprehu keqardhje për vonesat në krijimin e insitucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, por sipas tij ato mund të kompensohen me një qeveri me të gjerë, e cila do t’iu bëjë ballë temave të mëdha për vendin. Ai shpjegoi se për arritjen e një qeverie gjithëperfshirëse po zhvillohen konsulta edhe me parti të tjera jashtë koalicionit, sic është AKR e Behxhet Pacollit. Pasi Kuvendi i Kosovës dështoi katër herë në zgjedhjen e kryetarit të ri, për shkak të mospjesëmarrjes në seancën konstituive të koalicionit fitues PAN, i cili ka të drejtën e propozimit të emrit të kreut të organit legjislativ, javën e shkuar u vendos që seanca të mbahej në datën 24 gusht. Data u propozua nga vetë koalicioni PAN, përfaqësuesit e të cilit u shprehën të sigurtë se në seancën e nesërme do të arrihej të zgjidhej edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Sicred