KRYEFAQJA » LAJME » Ramush Haradinaj merr detyrën e Kryeministrit
Ramush-Haradinaj, Ramush Haradinaj merr detyrën, e Kryeministrit te kosoves

Ramush Haradinaj merr detyrën e Kryeministrit

Ramush Haradinaj mori sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit nga Isa Mustafa, në një ceremoni organizuar në selinë e qeverisë së Kosovës. Dy liderët parakaluan fillimisht para gardës së Forcës së Sigurisë që ishte rreshtuar për ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit. Më pas dy politikanët e profilit të lartë iu drejtuan zyrës së kryeministrit, ku Mustafa I dorëzoi Haradinajt një përmbledhje të punës së bërë nga kabineti i mëparshëm qeveritar. Qeveria e drejtuar nga kryeminsitri Haradinaj ka në përbërjen e saj pesë zëvendëskryeministra dhe 21 ministri. Pas marrjes së postit, takimin e parë, kryeministri I ri I Kosovës e ka zhvilluar me ambasadorin amerikan Greg Delaui, I cili u shpreh pas takimit se politikat e SHBA-ve ndaj Kosovës do të jenë të njëjta, ndërsa u ka bërë thirrje liderave të politikës kosovare që të vendosin interesat e shtetit mbi ato personale. Ndërkohe formimi I qeverisë dhe zgjedhja e kryesisë së kuvendit të Kosovës është mirërpritur nga Bashkimi Europian, I cili nxit qeverinë e sapoformuar që të fillojë punën për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme që I shërbejnë zhvillimit dhe perspektivës europiane të vendit. “BE pret që qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht”, theksohet në një deklaratë të publikuar nga zyra e misionit të bashkimit Europian në Kosove.

Sicred