KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Arsimi profesional, prioritet

Rama: Arsimi profesional, prioritet

Kryeministri Edi Rama,e cilësoi arsimin profesional si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.Nga panairi i arsimit profesional, kreu i qeverisë, siguroi se vit pas viti do ti jepet përparësi nxitjes drejt arsimit porfesional. “Përpara se të merrnim reformën e thellë në arsimin profesional me kompanitë e huaja në shqipëri , pyetjes çfarë e pengon rritjen e kapitaleve të tyre në shqipëri, ata iu përgjigjen se sistemi i korruptuar në drejtësi dhe mungesa e krahut të kualifikuar të punës” tha Edi rama. Kryeministri tha se mungesa e punëtorëve të kualifikuar, listohet si një nga 2 problematikat kryesore për investitorët e huaj. Rama tha se “në 2016 ne kemi 27 mijë vajza dhe djem të regjistruar në një shkollë profesionale”. Në më pak se 4 vite, përpjekja e qeverisë për nxitjen e arsimit profesional, shënon 27 mijë nxënës që ndjekin shkollat profesionale. Korça përmbyll rrjetin e shërbimit të hemodializës në 5 spitalet rajonale të vendit,duke përmirësuar kushtet e trajtimit të pacientët. Kryeministri Rama dhe ministria e shëndetësisë,Ogerta Manastirliu,inspektuan pavionin e ri në Korçë. 1050 pacientë në të gjithë vendin, të cilët marrin shërbimin e dializës sipas standardeve bashkëkohore.

Sicred