KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Zgjidhja me CEZ spektakolare

Rama : Zgjidhja me CEZ spektakolare

“Procesi ka qënë spektakolar, dhe zgjidhja ka qënë spektakolare”. Këtë vlerësim ndau kryeministri Edi Rama nën petkun e dëshmitarit në komisionin hetimor të demokratëve për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes me çekët e CEZ në 2014. I bindur se zgjidhja miqësore e shpëtoi vendin nga nje kolaps energjitik, kryeministri ndau edhe një tjetër argument se përse qeveria nuk zgjodhi arbitrazhin. “Shqipëria nuk do të kishte asnjë shanc të fitonte nëse nuk do të shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër, e cila na kishte ftuar në arenë, pasi u përzu me dhunë nga Shqipëria”, tha ai.

Për herë të parë, kryeministri Rama pohoi se në atë kohë ekzistonte mundësia që Çekia të vinte veton ndaj Shqipërise në procesin e çeljes së negociatave me BE. “A do të qëndronte qeveria çeke deri në sekondën e fundit në pozicionin bllokues, sikur marrëveshja të ishte zgjidhur përpara votimit, apo jo? Këtë nuk e di. Por eksizton mundësia që qeveria çeke të përdorte veton” tha zoti Rama.

Mbledhja 2 orëshe e komisionit hetimor përfundoi mes batutash me zotit Rama dhe kreut të komisionit Spaho. “Suksese në jetë, realisht. Por mbi të gjitha, ta gëzoni Vitin e Ri”

Sicred