KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama : Zero tolerancë për atë që ndot detin dhe plazhet

Rama : Zero tolerancë për atë që ndot detin dhe plazhet

Sfida kryesore e Shqipërisë në sektorin e turizmit është rritja e ofertës për të përballuar një kërkesë që vjen gjithmonë e më në rritje. Kryeministri Edi Rama në çeljen e Edicionit të 2-të të “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018, me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik tha se ka një rritje vjetore të të ardhurave të vendit të ndikuar nga rritja e vazhdueshme e numrit të vizitorëve të huaj.
Ndërkohë zoti Rama ka paralajmëruar se nga data 1 qershor nuk do të tolerohen të gjithë ato subjekte turistike që derdhin ujërat e zeza në dete. “Këto biznese rrezikojnë edhe mbyllje të aktivitetit të tyre” tha zoti Rama.

Sicred