KRYEFAQJA » LAJME » Rama zbulon konfliktin në Universitetin e Tiranës

Rama zbulon konfliktin në Universitetin e Tiranës

Qeveria dhe opozita nuk bien dakord për menyren si po reformohet Arsimi i Lartë në Shqipëri. Shqetësimet e shfaqura në publik për reformën në arsimin e lartë zbritën në parlament ku u rregjistruan dy këndvështrime të ndryshme për debatin e ditëve të fundit.
Opozita akuzon qeverinë se me ligjin e ri të arsimit të lartë pengon pavarësinë e universiteteve, duke krijuar veshtirësi në funksionimin e rrjetit akademik të vendit.
Ndryshe thote kryeministri Rama sipas të cilit ligji i ri ka siguruar autonomi të plotë, të cilën vetë piramida e universitetit nuk po e administron dot.
Zoti Rama ka folur gjatë dhe replikuesi i tij ka qenë ish kryeministri Berisha.
Por ndërsa shpjegonte para opozitës pozicionin e qeverisë përballë trupës universitare, kryeministri zbuloi një episod domethënës që ka ndodhur mes drejtuesve të Universitetit të Tiranës. Sipas tij dekanët kanë çuar letër ku kërkojnë shkarkimin e rektorit të UT Mynyr Koni.
Replikat në parlament bëhen një ditë pas takimit që Kryeministri Rama zhvilloi me senatin e Universitetit të Tiranës

Sicred