KRYEFAQJA » LAJME » Rama vlerëson aksionet e policisë
Rama vlerëson policinë shqiptare

Rama vlerëson aksionet e policisë

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si inkurajuese disa rezultate të ditëve të fundit të policisë shqiptare, shpërblim i një pune të palodhur. “Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar pa pushim më tej punën e mirë. Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese” shkruan zoti Rama në rrjetin social Fejsbuk. Shefi i qeverisë ka preferuar ti përmendi ata që i ka quajtur “operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”.
“Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person” shkruan zoti Rama.
“Në Shkodër, u zbardh ngjarja e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar” shënon ai.
Më tej zoti Rama kujton se “Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim. U sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis”.
“Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar” nënvizon kryeministri.
Ndërsa në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.
Kohët e fundit Policia Shqiptare është përfshirë nga ndryshime të rëndësishme. Pak ditë më parë zoti Ardi Veliu u emërua kreu i ri i kësaj policie, ndërsa është lajmëruar fillimi i vettingut në rradhët e saj. Opozita ka akuzuar maxhorancën dhe drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama se po bën presion dhe po kërkon ta përdori policinë shqiptare për interesat e grupeve mafioze në pushtet.

Sicred