KRYEFAQJA » LAJME » Rama: VKM-ja e tarifave është në fletoren zyrtare të datës 28 Dhjetor

Rama: VKM-ja e tarifave është në fletoren zyrtare të datës 28 Dhjetor

Vendimet e Këshillit të Ministrave për tarifat e regjistrimit dhe ndryshimet e tjera, janë botuar në fletoren zyrtare të datës 28 Dhjetor 2018. Proçedurat e nisura dje, nepër Fakultete, treguan praktika ku studentëve u është kërkuar regjistrimi me tarifën e vjetër, pra të plotë me argumentimin se nuk është botuar në Fletoren zyrtare. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 778 është i datës 26 Dhjetor dhe është botuar vetëm dy ditë më pas në Fletoren zyrtare 189 të vitit të shkuar. Ndryshimi ka prekur një vendim po të Këshillit të Ministrave, atë me numër 288 të 21 majit të vitit të kaluar, çka praktikisht bën të mundur regjistrimin me tarifat e reja. VKM-në e botuar e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ku shkruante se ka komunikuar deri në 3 të mëngjesit me mesazhe nga studentët në lidhje me pretendimet për Vendimet e Këshillit të Ministrave për kërkesat e tyre.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com