KRYEFAQJA » LAJME » Rama viziton një familje të varfër në Shijak:”Nuk e prisja që situata ishte kaq e tmerrshme”
Rama viziton një familje të varfër në Shijak:"Nuk e prisja që situata ishte kaq e tmerrshme"

Rama viziton një familje të varfër në Shijak:”Nuk e prisja që situata ishte kaq e tmerrshme”

Kryeministri socialist Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Fejsbuk një video prej tre minutash, në të cilën shfaqet varfëria ekstreme në një familje në Shijak, pak kilometra larg Tiranës. I zoti i shtëpisë Hysen Zhupani, bashke me gruan dhe tre fëmijët, ka shprehur kënaqësinë që zoti Rama ju ka shkuar për vizitë në shtëpi duke mbajtur një premtim të hershëm. Kryeministri nga ana e tij është shprehur i habitur duke thënë se “nuk e prisja që situata ishte kaq e tmerrshme”. Ai u ka premtuar se do t’u rindërtonte shtëpinë që fëmijët dhe prindërit të kishin kushte për të jetuar dhe mësuar përpara se të vijë dimri.