KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama vizitë në Singapor
Rama: Në mandatin e dytë do të nisim dy aeroporte të rinj

Rama vizitë në Singapor

Kryeministri Edi Rama gjendet në Singapor për një vizitë zyrtare. Ai është pritur nga homologun e tij, Lee Hsien Loong. Sipas njoftimit të vetë zotit Rama në rrjetet sociale, të dy personalitetet kanë biseduar për për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Zoti Rama ka shfrytëzuar rastin ta falenderojë zotin Lee Hsien Loong edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Singaporit.
Gjatë qëndrimit të zotit Rama në Singapor pritet edhe pjesmarrja e tij në forumin ekonomik dypalësh. Sipas gazetares së RTSH Denada Shkodrani, e cila po ndjek zotin Rama në këtë vizitë, pritet që kryeministri shqiptar të paraqesi para biznesit të Singaporit lehtësitë që ekonomia shqiptare ofron për investimet e huaja.

Sicred