KRYEFAQJA » LAJME » Rama videokonferencë me ushtarakët në Afghanistan

Rama videokonferencë me ushtarakët në Afghanistan

Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin që japin ushtaraket tanë në misionet e paqes në kuadër të NATO-s. Kreu i qeverisë zhvilloi të martën një video-konference me trupat tanë në Afghanistan, mes të cilëve ishte dhe ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Në çdo takim, në çdo komunikim me përfaqësues të ndryshëm të aleancës dëgjojmë me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje dhe jemi shumë mirënjohës dhe shumë krenarë për ju” tha kryeministri Rama. “Ajo çka ju bëni nuk ka të paguar për dinjitetin e vendit tonë për nderin e flamurit tonë” shtoi ai.