KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Vettingu, e vetmja rrugë për të mbrojtur popullin dhe Policinë e Shtetit

Rama: Vettingu, e vetmja rrugë për të mbrojtur popullin dhe Policinë e Shtetit

Kryeministri Edi Rama garantoi mbështetje të pakufishme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Brendshëm, përballë akuzave dhe insinuatave jo vetëm nga opozita, por edhe nga rradhët e ligjvënësve aleatë në koalicion. Duke rikonfirmuar qëndrimin e tij, për vendosmëri të plotë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, zoti Rama,i ktheu një përgjigje të qartë opozitës, e cila në ditën e katërt të protestës vazhdon të ketë në qendër ministrin e brendshëm Tahiri dhe policinë. “Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në vend, edhe më i besuar se liderët fetarë” tha zoti Rama gjatë një aktiviteti në selinë e MB për promovimin e femrave police.
Të palëkundur kryeministri Rama dhe ministri Tahiri, thane së se Reforma në Drejtësi, është përgjigjia për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që bëhen palë me krimin, kundër qytetarëve të ndershëm. “Dua ta rivë gishtin në plagë, në plagën e drejtësisë. Eshtë një sfidë më vete ta gjurmosh dhe arrestosh kriminelë, por është një tradhëti më vete që kriminelët e arrestuar me prova, ti rishikosh në rrugë të ribëjnë krime që janë dënuar më parë, sepse janë më të fortë se sa ty përfaqësuesi i shtetit në gjykatë” tha zoti Rama. “Ka qindra e qindra krime të përsëritura nga kriminelë të arrestuar nga Policia e Shtetit të liruar nga gjykatës të korruptuar e për të cilët na duhet Vettingu, e vetmja rrugë për të mbrojtur popullin dhe Policinë e Shtetit e cila mbron nga krimi” shtoi kryeministri.
Edhe ministri Tahiri u shpreh se puna e policisë, minohet pikërisht nga kategoria e korruptuar e njerëzve të drejtësisë. “Armiku më i madh i policisë është gjyqatri që liron kriminelin. Armiku më i madh i policisë është padrejtësia. Armiku më i madh i policisë është sistemi i drejtësisë që bë drejtësi sipas muskujve, sipas parasë, sipas mikut, sipas pushtetarit dhe jo sipas ligjit” tha zoti Tahiri.
Qëndrimet e Kryeministrit Rama, në mbështetje të punës së policisë vijnë në një moment kur Reforma në Drejtësi ka hyrë në fazën e implementimit të saj.

Sicred