KRYEFAQJA » LAJME » Rama vazhdon inagurimet
Rama vazhdon inagurimet

Rama vazhdon inagurimet

Kryeministri Edi Rama, zgjodhi kopshtin nr.38 në njësinë administrative nr.6 në Kombinat, për të parë rikonstruksionin dhe kushtet që u ofrohen fëmijëve në këtë qendër edukimi parashkollor. Kryeministri kaloi një kohë të bukur me fëmijët e këtij kopshti në vemendje të Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga kreu i saj Erion Veliaj. Madje zoti Rama dhe zoti Veliaj u kujdesën personalisht që t’ju ndanin ushqimin fëmijëve.
Sipas statistikave 32 çerdhe dhe 27 kopshte janë rikosntruktuar në 2 vite nga bashkia e kryeqytetit. Megjithatë puna e saj është vazhdimisht në qendër të kritikave të opozitës, e cila thotë se zoti Veliaj po zbaton vetëm projektet e nisura nga zoti Basha, por që u bllokuan nga qeveria Rama.

Sicred