KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rama “uron” zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Uroj të gjeni fondet për vijimin e farsës!
Rama "uron" zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Uroj të gjeni fondet për vijimin e farsës!

Rama “uron” zgjedhjet në Akademinë e Shkencave: Uroj të gjeni fondet për vijimin e farsës!

Kryeministri Edi Rama duket se jo vetëm nuk i ka mirëpritur, por edhe ka marrë vendimin e tij pas zgjedhjeve të sotme në akademinë e Shkencave. “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor!” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. Reagimi vjen pasi trupa akademike vendosi gati me unanimitet rokadën mes zotit Beqiraj dhe zotit Korkuti, deri tani nënkryetar dhe kryetar të Akademisë së Shkencave. Pak orë para zgjedhjeve zoti Rama paralajmëroi se “Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës” shkruajti ai.

Sicred