KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama urdhër institucioneve publike: Keni 30 ditë kohë për kontratat me ujësjellësat!

Rama urdhër institucioneve publike: Keni 30 ditë kohë për kontratat me ujësjellësat!

Punonjësit e administratës shtetërore që kanë borxhe ndaj shoqërive të ujësjellësave do të duhet detyrimisht të shlyejne të gjitha detyrimet. Ky është në thelb urdhëri i firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Skema e Reformës së ujit është e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Ajo nis pikërisht me institucionet e me pas shtrihet tek familjarët.
Në urdhërin e kryeministrit sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësat në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve.
Pas verifikimit të instutucioneve, do të futen në lupë edhe punonjësit e tyre. Urdhëri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.
Në fillim të muajit nëntor qeveria lajmëroi aksionin rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë.

Sicred