KRYEFAQJA » LAJME » Rama ul tonet dhe fton studentët në dialog
Rama sërish thirrje studentëve për dialog, "Këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU"

Rama ul tonet dhe fton studentët në dialog

Kryeministri socialist Edi Rama u ka bërë thirrje për dialog studentë protestues, për tu bërë bashkë sikurse u shpreh ai për modernizimin e arsimit
të lartë. Zoti Rama ju drejtoi atyre një mesazh nëpërpjet rrjeteve sociale duke kujtuar se Shqipëria e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës, pa rrezik prej plumbave apo hakmarrjes politike. “Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t’u thënë, por edhe shumë dëshirë që t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vet protestuesve, pa asnjë filtër partiak apo administrativ” tha kryeministri.
“Po të mund të zgjidhja, sot do të doja të isha edhe njëherë student protestues, por si kryeministër dhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se
duke dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, jemi apo jo dakord, dhe duke u bërë bashkë për modernizimin e arsimit të lartë në çdo aspekt, ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit” tha zoti Rama.
Deklarata e kryeministrit vjen në ditën e tretë të protestës së studentëve që po kërkojnë hap pas hapi heqjen e aplikimit të pagesës për provimet e mbartura, përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritjen e buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte. Në ditën e parë të protestës zoti Rama u shpreh se ishte kundër subvencionimit nga buxheti të atyre që ai i konsideroi studentë ngelësa. Një ditë më vonë ai publikoi në rrjetet sociale një video e cila  tregon ndryshimet në qytetet studentore, por shumë reagime ndaj saj ishin kundërvënie ndaj zotit Rama dhe politikave të qeverisë së tij për arsimin. Qeveria nga ana e saj thotë se nga buxheti i këtij viti parashikohet të shpenzojë 90 milionë euro për arsimin, shifra më e madhe e investuar ndonjëherë.
Përshkallëzimi i protestës së studentëve po i jep asaj karakter politik. Protesta po zhvillohen në vigjilje të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Egzaktësisht si nesër 28 vjet më parë protestat e rinisë studentore të asaj kohe shënuan fillimin e rënies së regjimit komunist 50 vjeçar në Shqipëri. Disa përfaqësues të partive politike, kryesisht të opozitës janë afruar të bashkohen me studentët, por prej këtyre të fundit janë dëgjuar thirrje që politika të mos tentojë ta përdori këtë protestë. Krahas studentëve në protestë janë afruar edhe qytetarë të Tiranës.

Sicred