KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama u premton bizneseve doganë elektronike: Në shkurt nuk do të shikoni më doganierë!
Rama u premton bizneseve doganë elektronike: Në shkurt nuk do të shikoni më doganierë!

Rama u premton bizneseve doganë elektronike: Në shkurt nuk do të shikoni më doganierë!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar revolucion në fushën e doganave. Të hënën në mbrëmje gjatë cermonisë së dhënies së çmimeve të përvitshme “Bleta e Artë” për bizneset më të suksesshme, zoti Rama tha se në fund të muajit shkurt bizneset nuk do të ballafaqohen më me doganat. “Bashkë me plakat e shkurtit nuk do të shikoni me asnjë doganier. Ata do të kalojnë në prapavijë në qendër apo në zyra, por nuk do të jenë me fizikisht askund” tha zoti Rama. “Doganierët do të kalojnë në prapavijë, në qendër apo në zyra, por nuk do të jenë më fizikisht askund dhe gjithë procesi i marrëdhënieve me doganën do të zhvillohet në mënyrë elektronike, pa letra dhe pa doganiere” shpjegoi ai.
Korrupsioni në dogana ka qenë një nga problemet më serioze për qeveritë shqiptare gjatë gjithë periudhës së tranzicionit postkomunist dhe ka përbërë një kritikat më të forta të ndërkombëtarëve. “Ju mund të mos ta besoni, por kjo do të ndodhi” premtoi kryeministri Rama.

Sicred