KRYEFAQJA » LAJME » Rama u përgjigjet pyetjeve për programin
Reforma Zgjedhore, Rama: Idetë e njërës palë s'janë kusht për tjetrën

Rama u përgjigjet pyetjeve për programin

Deputetët u mblodhen sërish pasditen e të hënës për të dëgjuar përgjigjet e kryeministrit Rama mbi pyetjet e deputetëve rreth programit të qeverisë. Kryetari i kuvendit njoftoi sapo nisi seanca plenare se në sekretari ishin depozituar 19 pyetje nga grupi parlamentar i LSI, 6 pyetje nga grupi parlamentar i PS ndërsa 5 pyetjet e depozituata nga deputeti Vangjel Dule u tërhoqen pak para se të nisnin proçedurat e pasdites. Pyetjet e deputetëve u përqendruan tek arsimi, infrastrutkura, mirëqënia sociale, shëndetësia, infrastruktura, emigrantët dhe lufta kundër korrupsionit dhe narkotikëve. Kryeministri në më pak se një orë u përgjigj në mënyrë të detajuar rreth pyetjeve të bëra duke nënvizuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të ketë rritje pagash për mjekët dhe arsimtarët, rritje pensionesh dhe pagash, modernizim të administratës, luftë të përshkallëzuar kundër korrupsionit dhe narkotikëve. Zoti Rama theksoi se qeveria e tij do të bëje çdo përpjekje për të përshpejtuar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian sa më shpejt, duke nënvizuar se megjithatë kjo është një çështje që do të marrë kohën e saj nga vetë administrata e Brukselit. Seanca e pasdites u mbyll për t’ia lënë rradhën seancës maratone të së martes, kur pritet të zhvillohet debati për programin e qeverisë. Sipas administratës së parlamentit në seancën e debatit pritet të flasin rreth 100 deputetë.

Sicred