KRYEFAQJA » LAJME » Rama u kërkon ide 50 punonjësve të kualifikuar nga DAP
Ftoi policinë në fushatë, gjykata: Rama nuk ka shkelur ligjin!

Rama u kërkon ide 50 punonjësve të kualifikuar nga DAP

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot 50 punonjësve të spikatur të administratës shtetërore, që brenda datës 10 gusht, të dorezojnë raporte me opinionin e tyre për punën që bëjnë në instiucionet përkatëse dhe marrëdhëniet me drejtuesit. “Secili nga ju të na jepte një këndvështrim mbi marrëdhënien individuale të punës me nivelin e politikbërjes dhe mbi marrrëdhënien e institucionit ku ju punoni me nivelin e politikbërjes. Pra çfarë sipas jush nuk funksionon si duhet në nivelin e politikbërjes për të nxjerrë më të mirën nga ju dhe institucioni ku kontribuoni bashkë me kolegët” tha kryeministri Rama. Mbi bazën e raporteve, do të hartohet një pyetësor për të gjithë shërbimin civil, rezultatet e të cilit do t’i paraqiten lidershipit të ri si rekomandime për ndryshimin e qasjes ndaj administratës. “Është shumë e qartë për mua se nëse duam të ngremë nivelin e performancës së administrates patjetër që duhet të ngremë nivelin e performancës së nivelit politik në administratë. Dhe për ta bërë këtë na duhet të kuptojmë sa më shumë nga subjektet që e përbëjnë administratën. Ndjesia ime është që ka një hendek mes nivelit politik dhe administrates, duke filluar që nga ministritë, të agjencitë dhe instituionet e tjera. Pra niveli politik nuk ka një bilanc në këndvështrimin tim pozitiv, në aspektin e përcjelljes së vizionit tek administrata”. Sipas Ramës, raportet e punonjësve do të jenë konfidenciale dhe ato do të përdoren për ndërtimin e një partneriteti të shëndetshëm me pjesën cilësore të burimeve njerezore, paralelisht me spastrimin e administrates nga ata që ai i quan parazitë dhe grabitqarë.

Sicred