KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “U hap dera për drejtësinë e re”
Rama : "U hap dera për drejtësinë e re"

Rama : “U hap dera për drejtësinë e re”

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur sot kënaqësinë e tij pasi parlamenti miratoi listën e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se tashmë “u hap dera për drejtësinë e re”. Zoti Rama doli duke buzëqeshur para gazetarëve në parlament duke thënë se “Jam shumë i lehtësuar që u kapërcyen të gjitha pengesat”. “Nga sot fillon zbatimi i reformë! Orët për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë të numëruara” tha ai.
Kryeministri dhe kreu socialist ndërkaq ka komentuar edhe sjelljen e aleatit të deritanishëm të tij Ilir Meta në fushatën zgjedhore. “Ajo që e ka bërë të çuditshme këtë fushatë është futja e Presidentit të zgjedhur në fushatë, por unë nuk dua të merrem me këtë” tha zoti Rama.
Deklaratës së Zotit Rama i dha përgjigje kreu i LSI Petrit Vasili. Sipas tij pas deklaratës së zotit Rama që i ka bërë thirrje policisë për tu përfshirë në zgjedhje, rendi dhe siguria janë të cënuara. “Në këtë mënyrë ne jemi të motivuar t’i japim përgjigjen e duhur e që vettingu i duhur të nisë me votën e lirë më 25 qershor” tha zoti Vasili.

Sicred