KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Turizmi do të ofrojë 250 mijë vende pune

Rama: Turizmi do të ofrojë 250 mijë vende pune

250 mijë vende të reja pune do të ofrojë turizmi në Shqipëri në 10 vitet e ardhshme. Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e punësuar në fushën e turizmit, tha se ky sektor pritet të rritet me ritme të shpejta vit pas viti. “Turizmi vitin e kaluar ka patur 42 mijë të punësuar të regjistruar. projeksioni i studeimeve të bëra nga organizatat ndërkombëtare dhe nga ne është që në 10 vitet e ardhshme mund të shkojë në 250 mijë” tha zoti Rama.
Duke iu referuar shifrave të rritjes së numrit të turistëve të huaj, zoti Rama tha se kjo duhet tëe jetë në propocion të drejtë me rritjen e kapaciteteve akomoduese, por edhe të cilësisë së shërbimit. “Në sektorin e turizmit ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të shkojmë brenda 5 viteve në 10 milionë turistë” tha zoti Rama.
Kryeministri tha se aktualisht në të gjithë vendin, secila prej kompanive private ka vende të lira pune. Sipas tij, prioritet në tregun e punës kanë të rinjtë që kanë zgjedhur arsimin profesional.

Sicred