KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama thirrje të rinjve: “Provoni veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi!
Rama thirrje të rinjve: "Provoni veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi!

Rama thirrje të rinjve: “Provoni veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi!

Kryeministri Edi Rama ftoi të rinjtë shqiptarë të aplikojnë për t’u punësuar në kompaninë “AIR ALBANIA” e cila pritet të nisi së shpejti. Zoti Rama në një postim në mediat sociale shprehet se “Ambicia jonë është që “AIR ALBANIA” të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare”.”A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj? Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur” shkruan kryeministri.
Krijimi i linjës ajrore “AIR ALBANIA” është një projekt me mbështetjen e posaçme të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe asistencës teknike të ekipit të Turkish Airlines.

Sicred