KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: “Të vegjëlit” gënjejnë me bilancet

Rama: “Të vegjëlit” gënjejnë me bilancet

Me qëndrime pro dhe kundër është zhvilluar sot biseda mes kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të biznesit të vogël në lidhje me temën më të ndjeshme të muajve të fundit, siç është përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 milionë lekë xhiro në vit. Nwse disa e shohin shqetwsuese, disa tw tjerw e shohin ndryshe.
“Gjatë viteve 2014-2017 janë mbyllur sipas QKR 82 mijë biznese” tha një përfaqësues i biznesit të vogël, por që për kryeministrin Rama është e dhënë shumë e pasaktë.
“Në drejtim të taksave unë që kam kaq vite në biznes nuk shikoj rritje, por në drejtim të bashkisë shoh rritje” tha një pronare. “Por nuk duhet të kapërcejmë katër shkallë një herë, por një e nga një sa të ngrihemi edhe ne në këmbë” sugjeroi ajo.
Duke ja thënë hapur në sy bizneseve të vogla se gënjejnë me bilancet, kryeministri Edi Rama tha sot se problemi kryesor i tyre nuk është deklarimi i TVSH-së, por kapërcimi i tavanit 8 milionë lekë. “Problemi juaj është tjetërkund, tavani 8 milion. Sepse duke kapërcyer tavanin 8 milion ju ktheheni në subjekt që pastaj jeni të detyruar të paguani një taksë nga 5 përqind në 15 përqind. Dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë me bilancet” tha zoti Rama. Por sipas tij nëse “Tavani rritet mbi 10 milion, ju nga gënjeshtarë ktheheni në aleatë të shtetit”.
Sërish kreu i qeverisë insistoi se nuk ka rritje taksash, dhe lajmëroi se deri në 31 dhjetor nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar.

Sicred