KRYEFAQJA » LAJME » Rama të rinjve : Ndiqni shkollat profesionale, një rrugë e sigurtë për tu punësuar

Rama të rinjve : Ndiqni shkollat profesionale, një rrugë e sigurtë për tu punësuar

Kryeministri socialist Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij të njohur që të rinjtë shqiptarë të ndjekin shkollat profesionale, sipas tij si një rrugë e sigurtë për tu punësuar. Duke folur gjatë “Olimpiadës së Aftësive” një aktivitet që po mbahet në Tiranë, zoti Rama tha se “Anketa e forcave të punës tregon se shkalla e punësueshmërisë e nxënësve që diplomohen në arsimin profesional është 125 përq qind më e lartë se ajo e nxnësve me arsim të mesëm të përgjithshëm. Edhe vlera e pagës në vendin e parë të punës është më e lartë. 20 për qind më shumë është mundësia e punësimit e atyre që kryejnë arsim profesional në krahasim me ata që kanë një diplomë universiteti” tha zoti Rama. Kryeministri premtoi se “Do të vazhdojmë të nxisim arsimin profesional” ndërsa u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që ndihmojnë në këtë proces. Zoti Rama bëri të ditur se katër vite më parë në arsimin profesional kishte 3000 nxënës. “Sot kemi 19 mijë nxënës dhe 6000 të tjerë që janë pjesë e kurseve dhe trajnimeve profesionale. I bie të jenë 20 përqind e nxënësve në Republikën e Shqipërisë. Është ende shumë pak, duhet të jetë shumë më tepër se kaq” tha ai. “Qëllimi ynë dhe politika jonë në këtë drejtim është i dedikuar që numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional të rritet në mënyrë progresive dhe të mos shkojnë vetëm nxënësit që nuk ndjekin dot arsimin e mesëm të përgjithshëm për shkak të rezultateve por edhe më të mirët” tha kryeministri Rama.

Sicred