KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Të punojmë fort dhe rruga e negociatave me BE do të jetë e hapur!
Rama: Të punojmë fort dhe rruga e negociatave me BE do të jetë e hapur!

Rama: Të punojmë fort dhe rruga e negociatave me BE do të jetë e hapur!

Kryeministri socialist Edi Rama është shprehur i bindur se objektivi i qeverisë së tij për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në mesin e vitit 2018 është plotësisht i mundshëm. Zoti Rama e bëri këtë deklaratë në komunikimin e tij javor të dielën pas dite, ku u shfaq mjaft i kënaqur nga zhvillimet e fundit. Ai e kosnideroi vizitën e drejtorit të BE në Tiranë Danielson si inkurajues. “Është e qartë në sytë e KE se Shqipëria po bën progres në drejtimin e duhur” tha zoti Rama. “Nuk ka asnjë ekuivok në këndvështrimin e partnerëve tanë strategjik lidhur me dy histori suksesi të këtij viti që po përfliten shumë, duke thelluar reformat në planin e shtetbërjes dhe zhvillimit ekonomik dhe sociale” tha zoti Rama duke rradhitur si të tilla zgjedhjet e 25 qershorit dhe luftën kundër kanabisit. “Zgjedhjet jo vetëm janë konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar si në përputhje të plotë me standardet e BE-së, por kanë vendosur një bazë solide në ballafaqimin e ardhshëm elektoral” u shpreh ai. Për kryeministrin socialist këtij synimi i shërben edhe komisioni parlamentar i sapongritur. “Propaganda e shfrenuar për zgjedhjet e atyre që nuk dolën fitues, është shfaqje kuptimplotë e dobësisë së tyre dhe nëse vazhdojnë kështu jo vetëm do të shkojnë në një humbje tjetër, por edhe t’i dobësojë më shumë si faktor politik” paralajmëroi zoti Rama opozitën.
Kryeministri e konsideroi si rezultat shembullor i këtij viti çrrënjosjen e sëmundjes së vjetër nga kanabisi dhe nxjerrjen përfundimtare të vendit tonë nga harta e territoreve, epilog i një beteje të vështirë. Ai nisi me suksesin e shkatërrimin e bankës së parasë së zezë të Lazaratit dhe po mbyllet këtë vit me fitoren kuptimplotë të shtetit mbi sipërmarrjen e kultivuesve të drogës, tha ndër të tjera zoti Rama, duke deklaruar se lufta do të vazhdojë me vendosmëri edhe në të ardhmen pas asnjë lloj tolerance.
Kryeministri socialist kujtoi se PS është zgjedhur nga shqiptarët për të mirëqeverisur vendin ndaj, tha ai, edhe ka zgjedhur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit me opozitën. “Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje opozitës për dialog e bashkëpunim për interesat e mëdha të vendit dhe do të bëjmë çmos të krijojmë kushte për këtë bashkëpunim” tha ai.
Duke përfunduar zoti Rama tha se arritjet e qeverisë shqiptare janëarsye për tu besuar se çelja e negociatave për anëtarësim në BE nuk do të mbahet peng deri në mesin e vitit të ardhshëm nga dinamikat e brendshme të BE-së. “Ajo që na mbetet ne është të punojmë fort e me vendosmëri dhe rruga e negociatave do të jetë e hapur”tha kryeministri Edi Rama.

Sicred