KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Të ngremë krye ndaj grabitqarëve të popullit!
Rama: Të ngremë krye ndaj grabitqarëve të popullit!

Rama: Të ngremë krye ndaj grabitqarëve të popullit!

Tre punonjës të tatimeve janë arrestuar, pasi një qytetare i denoncoi ata tek kryeministri i vendit Edi Rama, sipas saj për ushtrim presioni dhe gjoba të paligjshme.
Vetë zoti Rama duke bërë të ditur këtë ngjarje, ka reaguar duke thënë se duhet të ngreme kryet ndaj këtyre grabitqarëve që paguahen me taksat e popullit. “Këta janë Armiku Publik Nr.1 i popullit shqiptar sot dhe i madh e i vogël, duhet të ngremë krye kudo dhe kurdo na dalin përpara…” paralajmëroi kryeministri socialist. “Nuk do të lodhem së përsërituri shprehjen e bindjes time se ky vend jo vetëm duhet, po mund të shpëtojë njëherë e mirë, nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar” shtoi më tej ai. Zoti Rama tha se me fillimin e ushtrimit të mandatit do të çelet njëkohësisht regjistrimi i anëtarëve të koalicionit nga e gjithë Shqipëria, pa dallim bindjesh politike. “Kjo s’është punë që bëhet thjesht me sms kryeministrit, po me një presion të papërballueshëm, total, orë e minutë të koalicionit për Shqipërinë aë Duam mbi Armikun Publik Nr.1” shkruajti zoti Rama në Fejsbuk.

Sicred