KRYEFAQJA » LAJME » Rama të martën takim me presidentin Macron për integrimin

Rama të martën takim me presidentin Macron për integrimin

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Paris në fillim të javës së ardhshme, ku do të takohet me Presidentin francez, Emanuel Macron. Mësohet se Kryeministri Rama e zhvillon këtë vizitë në Francë, për të komunikuar me Presidentin Macron, për të rikonfirmuar mbështetjen për vendin në integrimin europian. Takimi i fundit dypalësh i Kryeministrit Rama me Presidentin Makron ishte në 13 Korrik gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, në Trieste. Dy javë më parë, Kryeministri Rama u prit në Gjermani edhe nga Kancelarja Angela Merkel.

Sicred