KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Të bashkojmë programet, jo të ndajmë pushtetin!
Rama: Të bashkojmë programet, jo të ndajmë pushtetin!

Rama: Të bashkojmë programet, jo të ndajmë pushtetin!

Edhe më tej kryeministri socialist Edi Rama po kërkon me ngulm një mbështetje masive nga votuesit shqiptarë, ndërsa deklaron se koalicionet paszgjedhore nuk duhet të bëhen për të ndarë pushtetin, por për të bashkuar programet. Duke folur gjatë një takimi me zgjedhësit në Rogozhinë zoti Rama tha “Nëse doni brenda 4 vitesh, që dyert e shërbimeve të shtetit të hapen për të gjithë ju, pavarësisht si e keni emrin, pavarësisht financave apo përkatësisë partiake, keni vetëm një mundësi: të votoni PS-në më 25 qershor”. Kreu socialist, njëherësh kryeministri i vendit premtoi ngritjen e një administrate shtetërore model dhe pa ndikime partiake e cila gjithmonë do të jetë në shërbim të zgjedhësve. “Këtë e ndryshon vetëm populli me votë, duke i dhënë PS-së fuqinë që i duhet për të shkallmuar këtë sistem kanceroz, të kapur nga brenda” u shpreh zoti Rama.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të paktën tre parti, PS, PD dhe LSI të cilat deklarojnë se do të jenë forcë e parë pas këtyre zgjedhjeve.

Sicred