KRYEFAQJA » LAJME » Rama takon Gutierres dhe kërkon njohjen e Kosovës nga OKB
Rama takon Gutierres dhe kërkon njohjen e Kosovës nga OKB

Rama takon Gutierres dhe kërkon njohjen e Kosovës nga OKB

Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit dhe të të gjitha vendeve të tij. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm te OKB, Antonio Guterres. Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e zhvillimit dhe u theksua nevoja e bashkërendimit të kontributeve të të gjithëve në adresimin e këtyre sfidave. Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit. Kryeministri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë. Në këtë aspekt, Kryeministri Rama nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij. Kryeministri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave.
Sekretari Guterres përgëzoi Shqipërinë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.