KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Tsipras: Të përparojmë drejt gjetjes se zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve
Rama takohet me Tsipras: Të përparojmë drejt gjetjes se zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve

Rama takohet me Tsipras: Të përparojmë drejt gjetjes se zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve

Kryeministri Edi Rama i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit zoti Rama dhe zoti Tsipras nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke, dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve, si urë paqeje e stabiliteti në mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.
Kryeministrat diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën mbështetjen e tyre ndaj iniciativës së dy Ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, për një mekanizëm konsultimesh intensive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e trashëguara nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve.
Palët nënvizuan rolin e posaçëm të komunitetit shqiptar në Greqi si dhe vlerësuan hapat e rëndësishme të ndërmarra për integrimin social dhe ekonomik të shqiptarëve në Greqi.
Kryeministri Rama theksoi nevojën e përparimit drejt gjetjes se zgjidhjeve për mosmarrëveshjet ekzistuese midis dy vendeve, në respekt të praktikave më të mira Europiane dhe të së drejtës ndërkombëtare. “Greqia na ka mbështetur dhe dëshirojmë qe të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha zoti Rama.
Kryeministri Tsipras, shprehu mbështetjen e fortë të Greqisë ndaj reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri si dhe rëndësinë që ai i kushton respektimit të të drejtave të pakicës greke në Shqipëri.
Palët ranë dakord se vetëm gjetja e zgjidhjeve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies se te dy popujve, do të forcojë mirëbesimin midis dy shteteve dhe do të na largojë nga retorikat konfliktuale e ngërçet e të shkuarës.

Sicred