KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron

Rama takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron

Gjatë qëndrimit në Trieste ku u mbajt Samiti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian kryeministri Edi Rama pati një takim të veçantë me Presidentin francez Emmanuel Macron. Në Facebook, kryeministri Rama postoi plane nga ky takim dhe shkroi “ Për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian”. Në këtë samit, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian firmosën një marrëveshje historike ekonomike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.

Sicred