KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me Metën

Rama takohet me Metën

Një ditë pas dështimit të negociatave mes eurodeputetëve dhe palëve politike në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u takua me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Në takim ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i këshillit të ministrave Engjëll Agaçi, deputeti Taulant Balla dhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Përmbajtja e bisedimeve si çdo të mërkurë mbetet konfidenciale, por zhvillimet politike që do të vijnë pas dështimit të konsensusit me opozitën ishin thelbi i takimit në Kryesinë e Kuvendit. Pak minuta pas përfundimit të takimit mes Ramës e Metës, ambasadorët e vendeve të BE u mblodhën në zyrat e delegacionit që drejtohet nga Romana Vlahutin. Ambasadorët janë njohur me përmbajtjen e negociatave të djeshme dhe identifikimin e qëndrimit që do të mbajnë pas kësaj situate të re të krijuar në Shqipëri. Ndërkohë ka përfunduar takimi i Ambasadorit Donald Lu me kryeministrin Edi Rama në ambjentet e kryeministrisë. Më herët është parë në kryeministri edhe Kryetari i KQZ Denar Biba.

Sicred