KRYEFAQJA » LAJME » Rama takohet me drejtuesit e misionit ndërkombëtar të OSBE-ODHIR
Rama takohet me drejtuesit e misionit ndërkombëtar të OSBE-ODHIR

Rama takohet me drejtuesit e misionit ndërkombëtar të OSBE-ODHIR

Kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e misionit ndërkombëtar të OSBE-ODHIR, një vëzhguan zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri. Takimi i cili u zhvillua në selinë e PS ka zgjatur rreth 50 minuta. Burime zyrtare të zyrës së shtypit në PS, konfirmuan se  ky ishte një takim joformal, me fokus procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit. Mësohet se në tryezen e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe standart e shënuara në këto zgjedhje. Raporti paraprak ka vleresuar si procesin më të mirë zgjedhor të mbajtur në Shqipëri. Ndërkaq, ndonëse KQZ nuk ka çertifikuar ende zgjedhjet paramentare, kryeministri Rama të hënën, me 3 korrik, do të mbledhë në Kryeministri të gjithë kandidatët e PS që punuan për të arritur rezultatin zgjedhor.

Sicred