KRYEFAQJA » LAJME » Rama takim me Xhentilonin në Romë
Rama takim me Xhentilonin në Romë

Rama takim me Xhentilonin në Romë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Itali, i ftuar nga kryeministri italian Paolo Xhentiloni. Vizita e kreu të qeverisë shqiptare në Romë shënon takimin e parë të tij me kryeministrin Xhentiloni, në mandatin e  ri si kryeministër.
Italia ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësit kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, ndaj dhe kjo vizitë zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes zotërinjve Xhentiloni dhe Rama.

Sicred