KRYEFAQJA » LAJME » Rama sulmon Gjykatën Administrative: “Një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve”
Rama: Gjykata Administrative, një nga çerdhet më të mëdha të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë

Rama sulmon Gjykatën Administrative: “Një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve”

Gjykata Administrative, një nga më të kërkuarat në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, është vënë në qendër të kritikave të ashpra nga kryeministri Edi Rama. Duke folur në një takim me sipërmarrësit shqiptar, zoti Rama tha kjo gjykatë është një kasap më shumë për të rrjepur sipërmarrësit. “Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?!  Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet? Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve” tha zoti Rama. “Në ligj ku thuhet se duhet të punojë shpejt, thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme, pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha” shtoi ai.

Për zotin Rama Gjykata Administrative ka ndikuar edhe në çështjen e pronave. “Ka raste kur gjykata vendos mosnjohje të pronës dhe kur në Apel prona grabitet. Rastet abuzive të gjykatave në lidhje me pronat kanë qenë edhe në dëm të shtetit. Një pronë që i takon shtetit ikën e grabitur nga gjykata” tha zoti Rama.

Kryeministri u shpreh se zgjidhje nuk ishte formimi i një gjykate tjetër si kjo administrativja, por Reforma në Drejtësi.

Historia e Gjykatave Administrative në Shqipëri nis në fund të vitit 2013. Ato synonin tu jepnin fund çështjeve të shumta administrative veçanërisht në konfliktet mes shtetit dhe sipërmarrësve. Por pas më shumë se tre vjet nga funksionimi problemet të cilat ato kanë zgjidhur nuk janë pakësuar përkundrazi.

Sicred