KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Strukturat shtetërore tu përgjigjen banorëve të izoluar

Rama: Strukturat shtetërore tu përgjigjen banorëve të izoluar

Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish nga strukturat shtetërore të koordinojnë më mirë punën për tiu përgjigjur situatës së krijuar nga temperaturat e acarta dhe reshjet e borës në të gjithë vendin. Me vlerësimin për menaxhimin e deritanishëm dhe nevojën e një koordinimi më të mirë, Rama tha se ka përmirësim të situatës gripale.

“Një situatë që është nën kontroll. Edhe situata e rënduar me epidemitë e gripit është drejt përmirësimit” shprehu Rama.

Rama me falenderimin për punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve në kushte tejet të vështira,bëri të ditur se vetëm për rreth 200 abonentë nuk është mundur të rikthehet energjia. “Janë regjistruar 123.862 abonentë të cilëve u ka munguar energjia elektrike ndërkohë që sot jemi në vetëm 286 abonentë në rang republike, pra është bërë një punë kolosale” shtoi Rama

Ndërsa Damian Gjiknuri minister i Energjisë tha se “konsumi është rritur në parametra të paparashikuara,të jashtëzakonshme. Shumë transformatorë arrijnë pikën maksimale dhe shpeshherë janë të ekspozuar ndaj djegieve”.

Ujësjellësat mbetet një tjetër problem i madh i këtyre ditëve të acarta,për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Ministri i transportit Dervishaj duke konfirmuar se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, këshilloi për kujdes drejtuesit e mjeteve. “Ka lindur një problematikë për shkak të temperaturave mjaft të ulta në ujësjellësat duke krijuar ngrirje” tha Dervishaj.

Pas reshjeve të dëbores,vendi pritet të përfshihet nga reshjet e shiut dhe për këtë arsye ministri i Bujqësisë do zbresë vetë në terren për të kontrolluar argjinaturat mbrojtëse për të shmangur rrezikun e përmbytjeve. “Unë do dal vet në terren posaçërisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhes për të kontrolluar argjinaturat ku kërkohet ndërhyrje suplementare” tha Panariti.

Ndërkaq drejtori i emergjnecave civile bëri të ditur operacionet e ndërmarra nga ajri në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të izoluara.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com