KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Skuadra e re përfaqësuese e PS do na çojë drejt Shqipërisë që duam!
Rama: Skuadra e re përfaqësuese e PS do na çojë drejt Shqipërisë që duam!

Rama: Skuadra e re përfaqësuese e PS do na çojë drejt Shqipërisë që duam!

Kreu socialist Edi Rama ka shprehur bindjen se me ekipin e ri të deputetëve PS do të dali faqebardhë në betejën e 18 qershorit. Zoti Rama gjatë një komunikimi me median ka vlerësuar listat e kandidatëve për deputetë me të cilat PS do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. “Skuadra e re përfaqësuese ka misionin jo thjeshtë të fitojë betejën e 18 qershorit, por edhe të bëjë të mundur që në këtë fazë tjetër të rrugëtimit tonë, nga Shqipëria që kemi tek Shqipëria që duam, ne t’ja dalim faqebardhë ndaj atyre që do të na japin besimin për të ecur përpara” tha zoti Rama.
Kreu socialist ka zgjedhur të vlerësojë politkanët veteranë PS që kanë deklaruar se nuk do të rikandidojnë më. “Fillimisht dua ta nis me një falënderim për ata që nuk do të kandidojnë më dhe që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në PS. Përmend këtu Namik Doklen, Valentina Leskajn dhe Arta Daden” tha zoti Rama.
Kreu socialist, i cili është vënë në qendër të kritikave nga opozita se kriminalizoi jetën politike në Shqipëri duke futur kandidatë të inkriminuar në listat e PS-së, tha se kandidatët e rinj janë zgjedhur në përputhje me ligjin e dekriminalizimit. Ai u shpreh i bindur se PD e opozitës do të hyjë në zgjedhje. ” Ne do t’i krijojmë mundësi PD që të regjistrohet edhe jashtë afatit” tha zoti Rama.
Kreu i PS dhe njëherësh kryeministri i vendit, nënvizoi pozitivisht emra e dy kandidatëve minoritarë në listën e PS, Andrea Marto nga minoriteti grek dhe Edlira Donevski, nga minoriteti maqedonas. “Duam t’i kujtojme fqinjëvë tanë maqedonas, se shqiptaret në Maqedoni, nuk janë minoritet, por janë etnitet shtetformues dhe duhet t’i gëzojnë 100 për qind të drejtat të barabarta me maqedonasit. Ne duam një Maqedoni stabël, të zhvilluar ekonomikisht dhe demokratikisht. Ne duam që Maqedonia të jetë shembëlltyrë e harmonisë mes fqinjëve dhe vend që asnjë shqiptar të mos jetë qytetar i dorës së dytë” tha ndër të tjera kryeministri shqiptar duke ju referuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Sicred