KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Stop celularëve në shkolla dhe administratë

Rama: Stop celularëve në shkolla dhe administratë

300 maturatët e ekselencës këtë vit kanë zgjedhur mësimdhënien, për të vijuar studimet e larta. Për kryeministrin Edi Rama, ky është një hap cilësor për të thithur më të mirët. Gjatë nj takimi me “Mësuesit për Shqiperine”, Z.Rama u shpreh se refoma në arsim ka nisur të japë rezultate, por efektet më të ndjeshme do ti japë në vitet e ardhshme.

Sikurse kishte njoftuar më herët, Kryeministri Edi Rama, foli edhe për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, por këtë rradhë cilësoi se celularet  nuk do të përdoren as nga mësuesit gjatë orëve të mesimit.

Nisma e ndalimit të celularëve në shkolla, pritet të shtrihet shumë shpejt edhe në administratën publike.

Kryeministri vleresoi se portali “Mesues per Shqiperine”, reduktoi emërimet politike në arsim.

Sicred