KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Sistemi i pagesës nuk do të rifillojë pa gjetur zgjidhje për banorët e zonës
Rama: Sistemi i pagesës nuk do të rifillojë pa gjetur zgjidhje për banorët e zonës

Rama: Sistemi i pagesës nuk do të rifillojë pa gjetur zgjidhje për banorët e zonës

Në seancën e rradhës së parlamentit dhe pas debateve e reagimeve dhe protestave lidhur me tarifën për rrugën e Kombit, Kryeministri Rama ka sqaruar se sistemi i pagesës nuk do të rifillojë pa u gjetur një zgjidhje për banorët e zonës. Kryeministri Rama tha se duhej të kishe patur më shumë sqarime dhe informim për një risi të tillë që vjen nga praktika ndërkombëtare. Megjithatë, kreu i qeverisë, u shpreh duke thënë se, “Nga qeveria e mëparshme e demokratëve ka qenë e prashikuar një tarifë shumë më e lartë, dhe kjo është e sigurt.”  Sipas kreut të qeverisë, shumë shpejt do të zbulohet arsyeja se përse “Opozita kërkon në vazhdimësi të nxisë kaos.”. Kryeministri sakaq zgjodhi të mos flasë për mungesën e opozitës në sallën e seancave plenare, opozitë e cila sipas tij ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye.

Sicred