KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama sipërmarrësve: Do të largojmë nga administrata grabitqarët tuaj!

Rama sipërmarrësve: Do të largojmë nga administrata grabitqarët tuaj!

Kryeministri Edi Rama ju kërkuar sipërmarrësve në Shqipëri, vendas apo të huaj, që të ndihmojnë për të larguar nga administrata ata që ai i quajti grabitqarë, duke hapur një kapitull të ri në rrugën e partneritetit strategjik të qeverisë me sipërmarrjen . “Unë jam i bindur se ju të parët nëse do hapnit zemrën, të jeni të vetëdijshëm për sa shumë grabitqarë dhe parazitë ka akoma në administratën shtetërore. vendas që të luftojnë grabitqarët në administratë” tha zoti Rama gjatë një takimi me një grup sipërparrësish në Tiranës.” Besoj se jeni të parët që këta grabtiqare ne ti luftojmë sëbashku. Është e mundur që qeveria ti luftojë edhe pa ju, por do të zgjasë shumë kohë” shtoi ai.
Për kryeministrin shqiptar duhet “Të krijojmë një figurë të re në qeveri, figurën e ministrit të Shtetit për Sipërmarrrjen që mund të quhet avokati i sipërmarrjes në qeveri. Për të krijuar kontake në kohë reale për aspektet e punës tuaj”.
Zoti Rama ju tha sipërmarrësve se nuk “…është e denjë që ju të bëheni palë me të korruptuarit në sistemin e qverisjes. Nuk është as patriotike, as etike”. “Në rast se në provat e para ju do të konstatoni që nuk është kështu siç them unë, po them është e drejta juaj të ktheheni tek rruga e vjetër dhe di zgjidhni gjërat me zonën e errët të administratës”.
Si një shembull të vendosmëris së tij zoti Rama solli premtimin se brenda 100 ditëve të para të qeverisë do të largojë agjentët doganore, të cilët i konsideroi si sekserë që ndërmjetësojnë sipërmarrjen me qeverinë. “Me ata zhabulanë atje që medemek ndërmjetësojnë proceset mes sipërmarrës dhe shtetit. Një tufë sekserësh që shëmtojnë pamjen, le më të tjerat” tha me vrazhdësi zoti Rama. “Pjesa më e madhe e administratës duan të punojnë dhe duan të jenë në rregull me ligjet dhe ta marrin rrogën me merritë. Po ku të lënë këta, këta helmojnë gjithë klimën” tha zoti Rama.
Kryeministri shqiptar premtoi më tej një paketë fiskale për turizmin.”Do të vendosim një sistem pa taksa për çdo investim që në turizëm që do të ketë një çertifikim dhe operim nga një prej firmave globale…që do të thotë 5 yje të certifikuara me operatorë globale” tha zoti Rama.
Ai tha se “Brenda javës së ardhshme do publikojmë edhe platformën online të bashkëqeverisjes që do të ketë një dritare të vecantë për biznesin”.

Sicred