KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: “Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit”
Rama: "Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit"

Rama: “Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit”

Në kulmin e protestave në “Rrugën e Kombit” kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit”. Duke folur nga Vlora zoti Rama tha se fluturimet nga aeroporti i Kukësit drejt Zvicrës, Gjermanisë e Anglisë do të jenë shumë të lira.”Do të jetë një aeroport shumë më i vogël, por sipas studimit do i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare. Është një aeroport i garantuar me një fluks të lartë pasi do të mbulojë të të gjitha fluturimet me Anglinë, Zvicrën, Gjermaninë, me zona ku ka shumë shqiptarë”. Sipas zotit Rama aeroporti i Kukësit do t’ju shërbejë edhe shqiptarëve të Kosovës për të qarkulluar pasi çmimet do të jenë shumë më të ulëta.
Deklaratat e zoti Rama shihen si një përpjekje për të ulur pakënaqësinë e banorëve në Kukës, por edhe më gjerë, pas protestave të dhunshme të ditës së sotme.