KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Shteti, më shumë në shërbim të njerëzve
Rama: Shteti, më shumë në shërbim të njerëzve

Rama: Shteti, më shumë në shërbim të njerëzve

Kryeministri socialist Edi Rama ka paralajmëruar një revolucion në zyrat e adminstratës shtetërore që ato të vihen në shërbim të qytetarëve. Duke folur gjatë një takimi me qytetarët në Fier, zoti Rama premtoi se do tu jepet fund sorollatjeve të nevojtarëve nëpër zyrat e shtetit. “Nëse qytetari ka një dokument për të marrë në një zyrë, dokumentin shtet më shtet ta marrë shtetit dhe të mos shkojë njeriu nëpër shtatë zyra, por të shkojë shteti dhe kjo është plotësisht e realizueshme” tha zoti Rama, duke mbështetur një koncept prej kohësh nga qytetarët. “Kemi një sfidë shumë të madhe përpara, që t’i gjejmë zyrës së shtetit njeriun e duhur, dhe jo njerëzve një punë shteti” shtoi ai. Kryeministri Rama duke spjeguar idenë e tij, tha se do të thellohet më tej ofrimi i shërbimit online për kryerjen e pagesave dhe tërheqjes së dokumentave të ndryshme. “Me ndërtimin e një platforme bashkëqeverisjeje online me njerëzit, kjo është plotësisht e mundur” tha kryeministri socialist.

Sicred